Manchester United me transferim 100 milionësh nga Serie A

Manchester United mund të sjellë një përforcim nga Serie A në afatin kalimtar të verës.

Sport

16/04/2018 17:24

Zyrtarë të kësaj skuadre javën që shkoi kanë qëndruar në Itali, për të përcjellë nga afër mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Jose Mourinho është në kërkim të një mesfushori që do të zëvendësonte Michale Carrikun dhe Marouane Fellaini.

Mesfushori serb ka shënuar 11 gola këtë sezon, dhe nga Lazio vlerësohet 100 milionë euro./Lajmi.net/