Man UTD triumfon në udhëtim, ndalet hovi i Watford

Takimi i zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë ndërmjet Ëatford dhe Manchester United ka përfunduar me rezultat 1:2.

Sport

15/09/2018 20:23

Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga të përzgjedhurit e Jose Mourinhos.

Goli i parë erdhi në minutën e 35’ nga Romelu Lukaku, për epërsinë e parë të “djajve të kuqë”.

Vetëm 3 minuta më vonë ishte Chris Smalling që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Marouane Fellainit.

Pjesa e dytë ishte diçka më e balancuar me një Manchester që tentonte ta ruante epërsinë e fituar në pjesën e parë.

Ishte minuta e 65’ kur erdhi goli i parë dhe i vetëm në këtë takim për vendasit e Watford.

Vlen të përmendet edhe kartoni i kuq i Nemanja Matic në minutën e 92′.

Me këtë rezultat ndalet hovi i Watford, të cilët mbesin në kuotën e 12 pikëve, kurse Manchester United me këtë fitore grumbullon 9 pikë. /Lajmi.net/