Man Utd triumfon ndaj Crystal Palace

Manchester United fitoi në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2:0, në ballafaqimin ku Adnan Januzaj u rikthye në formacionin bazë të kampionit të Premierligës. Ylli kosovar u angazhua si titullar nga menaxheri David Moyes pas kritikave që mori skocezi për mos angazhimin e tij nga fillimi. Dhe, Januzaj së bashku me Juan Matan, Robin…

Sport

22/02/2014 19:21

Manchester United fitoi në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2:0, në ballafaqimin ku Adnan Januzaj u rikthye në formacionin bazë të kampionit të Premierligës.

Ylli kosovar u angazhua si titullar nga menaxheri David Moyes pas kritikave që mori skocezi për mos angazhimin e tij nga fillimi.

Dhe, Januzaj së bashku me Juan Matan, Robin van Persien dhe Wayne Rooneyn, si futbollistët udhëheqës të repartit ofanziv të Unitedit, e udhëhoqën ekipin drejt fitores.

Januzaj e kaloi Unitedin në epërsi në pjesën e parë por goli u anulua për shkak të lojës me dorë.

Por, mysafirët përfundimisht morën avantazhin nëpërmjet Van Persiet i cili shënoi nga penalltia në minutën e 62-të.

Kurse, vetëm shtatë minuta më vonë, Rooney e festoi kontratën e re me Manchester Unitedin duke shënuar golin e sigurisë dhe të fitores për skuadrën e tij.

Januzaj luajti për 80-të minuta para se t’ia lironte vendin veteranit Ryan Giggs. United është i gjashti me 45 pikë.