Man Utd sërish pas Fabregasit

Manchester United është i gatshëm të hidhet sërish në sulm për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas, gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli spanjoll spekulohet se do të largohet nga Camp Nou.

Sport

19/04/2014 14:05

Manchester United ka ringjallur interesimin për Cesc Fabregasin pas njoftimeve se Barcelona ka njoftuar futbollistin se do të konsiderojë ofertat që vijnë për të.

United bëri përpjekje për angazhimin e ish kapitenit të Arsenalit gjatë verës së vitit të kaluar, por pavarësisht tri ofertave të ndryshme, Barcelona refuzoi ta shiste.

Marrëveshja dështoi dhe United u detyrua të kërkojë dikë tjetër.

Mirëpo, sipas mediave spanjolle, Fabregas është njoftuar se mund të jetë një prej futbollistëve që do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës – nëse klubi e fiton ankesën për heqjen e dënimit të FIFA-së që ua pamundëson shitblerjen e futbollistëve deri në verën e vitit 2015 – dhe United është rikthyer pas tij.

United besohet se vlerëson mesfushorin spanjoll në rreth 25 milionë funte dhe mund të kërkojë prej tij që të përmbush mungesën në mesfushën e ekipit të menaxherit David Moyes.