Man Utd po e transferon lojtarin që pak kush e njeh

Manchester United ende nuk e ka bërë asnjë transferim në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

17/01/2019 13:43

Manchester United ka disa lojtarë në shënjestër, por ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje.

Skuadra angleze po tenton ta forcoj akademinë e tyre, duke e transferuar talentin e Amiens, Noam Emeran, përcjell lajmi.net.

16-vjeçari është bërë cak i Manchester United, pasi skautët janë bindur nga talenti i tij, pas disa javësh nën vëzhgim.

Në garë për transferimin e Noam, janë edhe skuadrat si, Juventus e PSG, ndërsa skuadra angleze po i prinë garës. /Lajmi.net/