Man Utd nuk i ndahet Skriniarit

Manchester United po e kërkon një mbrojtës për sezonin e ri.

Merkato

18/02/2019 11:42

Manchester United e ka rikthyer vëmendjen te Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak është i gatshëm që të largohet nga Interi, por që këta të fundit duan 110 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.

Manchester United refuzon të paguajë më shumë se 80 milionë euro për mbrojtësin, por që nerazurët nuk heqin dorë nga ai çmim.

‘Djajtë e Kuq’ poashtu janë në garë edhe për Kalidou Koulibalyn e Napolit. /Lajmi.net/