Man Utd nuk fiton as me Fulhamin

Manchester United është në krizë. Kampioni në fuqi i Premierligës nuk fitoi as kundër skuadrës së fundit në tabelë, Fulhamit. Në ballafaqimin e zhvilluar në Old Trafford në kuadër të xhiros së 25’të, United ishte pranë fitores, por pësoi barazim në fund. Steve Sidwell kaloi Fulhamin në epërsi pas 19 minutash lojë, rezultat me të…

Sport

09/02/2014 18:00

Manchester United është në krizë. Kampioni në fuqi i Premierligës nuk fitoi as kundër skuadrës së fundit në tabelë, Fulhamit.

Në ballafaqimin e zhvilluar në Old Trafford në kuadër të xhiros së 25’të, United ishte pranë fitores, por pësoi barazim në fund. Steve Sidwell kaloi Fulhamin në epërsi pas 19 minutash lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pas pak më tepër se një ore lojë, Adnan Januzaj u inkuadrua duke zënë vendin e Darren Fletcher dhe ylli kosovar ngjalli lojën e vendasve që u shpërblye edhe me rezultat.

Robin van Persie barazoi në 1:1 në minutën e 79’të, kurse vetëm një minutë më vonë, Michael Carrick shënoi pas një devijimi të një futbollisti kundërshtar duke kaluar Unitedin në epërsi.

Mirëpo, kur pritej që United të ruajë rezultatin duke siguruar fitoren, një gabim nga mbrojtësi Nemanja Vidic i mundësoi Fulhamit të kundërsulmoj, dhe Darren Bent shënoi me kokë nga afërsia për barazimin 2:2.

Fulham mbetet i fundit me 20 pikë, kurse United është i shtati me 41, 15 më pak se lideri Chelsea.