Man Utd nuk e ndali, e as nuk do ta ndal Mbappen

Kylian Mbappe ishte mbrëmë më meritori për fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/02/2019 09:37

PSG e mposhti në Old Trafford Manchester United me rezultat, 0:2.

Kylian Mbappe ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur t’i shkaktoi shumë problem mbrojtjes së skuadrës angleze, përcjell lajmi.net.

Pas tre javës, ndeshja e dytë do të zhvillohet në Parkun e Princave, e që atëherë pritet të kthehen edhe Neymar e Edinson Cavani nga lëndimet.

Por, analistët anglezë bëjnë me dije se problemi kryesor vazhdon të jetë Mbappe, pasi shpejtësia dhe efikasiteti i tij, e bëjnë të pandalshëm. /Lajmi.net/