Man Utd ndëshkon Chelsean për herë të dytë, shikoni golin e bukur

Është shënuar edhe goli i dytë në takimin ndërmjet Chelsea dhe Manchester United.

Sport

18/02/2019 21:19

Chelsea duket se është me një këmbë jashtë garave të Kupës FA, pasi ata tashmë e gjejnë vetën me dy gola në disavantazh nga Man Utd, shkruan lajmi.net.

Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte Paul Pogba ai i cili dyfishoi epërsinë e ‘djajve të kuq’, me golin e bukur të shënuar me kokë.

Pogba dha kontributin e tij edhe në golin e parë ku dha një super asistim për Ander Herrera.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga mesfushori francez. /Lajmi.net/