Man Utd – Liverpool, mungon Pogba?

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba vuan nga një lëndim i pësuar në stërvitje të premten.

Sport

10/03/2018 11:01

Paul Pogba mund të mungojë në derbin mes Manchester United dhe Liverpool pasi nuk u paraqit në hotelin e skuadrës së tij.

“Sun Sport” ka njoftuar se futbollisti më i shtrenjtë i Premierligës vuan nga një lëndim i pësuar në stërvitje të premten.

Dhe, francezi nuk është parë në qendrën e ekipit në hotelin The Lowry në Manchester ku kanë qëndruar bashkëlojtarët e tij në mbrëmjen e shkuar, përcjell “lajmi.net”.

Pogba do t’i nënshtrohet një testi fizik në orët e ardhshme për të konfirmuar nëse do të luajë në duelin e madh ndaj Liverpoolit që do të fillojë nga ora 13:30. /Lajmi.net/