Man Utd hidhet pas Falcaos

Listës së gjatë të klubeve të interesuara për Radamel Falcaon i është shtuar edhe Manchester United. Louis van Gaal ka kontaktuar me Monacon për angazhimin e yllit kolumbian.

Sport

01/09/2014 11:28

Për momentin të gjithë e kërkojnë Radamel Falcaon.

Qendërsulmuesi i Monacos pritet të largohet nga klubi sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, ndërsa së fundmi është përmendur si objektiv i shumë klubeve evropiane përfshirë Real Madrid, Juventus, Manchester City e Arsenal.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Louis van Gaal ka kontaktuar direkt me drejtuesit e Monacos duke konfirmuar interesimin e tij për transferimin e qendërsulmuesit kolumbian.

Gara për Falcaon është duke u bërë gjithnjë e më e nxehtë, dhe ku do të shkojë ai, do ta mësojmë para mesnatës.