Man Utd cakton çmimin për shitjen e Pogbas

Paul Pogba mund të nxirret në shitje nga Manchester United gjatë vitit 2019.

Sport

26/09/2018 09:30

Manchester United do të kërkojë rreth 220 milionë euro për mesfushorin Paul Pogba.

“The Sun” shkruan se ylli francez është gjithnjë e më afër largimit nga Old Trafford.

Jose Mourinho ka bërë të ditur se Pogba nuk do të jetë më zëvendës kapiten i “Red Devils”, vendim që shton spekulimet rreth largimit të tij nga klubi, përcjell “lajmi.net”.

Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United derisa kërkohet nga Barcelona dhe Juventus. /Lajmi.net/