Man Utd 0-1 Juventus, notat e Ronaldos, Pogbas dhe të tjerëve

Me rezultat 1-0, Juventusi e ka mposhtur Manchester Unitedin në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/10/2018 23:21

Zonja e Vjetër bëri një gjysmë të parë fantastike në Old Trafford duke e dominuar sfidën si në kontrollimin e lojës, ashtu edhe me krijimin e rasteve.

Mjaftuan vetëm 17-minuta që Bianconerët të kalonin në epërsi. Pas një harkimi nga Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala e shfrytëzoi një top të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/