Man City nënshkruan me super mbrojtësin

Manchester City ka arritur që të sigurojë edhe një super lojtar në fazën e mbrojtjes.

Sport

22/02/2019 20:07

‘Citizens’ kanë blinduar francezin Aymerick Laporte, me të cilin sot kanë nënshkruar 2 vite shtesë në kontratë.

24 vjeçari kishte kaluar tek Man City në janarin e kaluar, dhe që atëherë është kthyer në një pikë kryesore të formacionit të Guardiolas.

Kontrata e tij e re përfshinë një rritje në pagë dhe e mban atë në ‘Etihad’ deri në vitin 2025, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Laporte i kishte kushtuar skuadrës nga Mançesteri plotë 57 milionë funte. Ai duket se ka justifikuar milionat e shpenzuar. /Lajmi.net/