Man City – Man Utd, fusha në gjendje të tmerrshme

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Manchester United, e paraparë të zhvillohej sot, është anuluar pasi shiu e ka dëmtuar fushën ku është dashur të zhvillohet ky takim.

Sport

25/07/2016 11:24

Bari në stadiumin “Folea e Zogut” në Pekin u përshkrua si i keq nga Jose Mourinho para ndeshjes.

Ndërsa, Pep Guardiola shpresonte që futbollistët të mos lëndoheshin gjatë ndeshjes e cila është dashur të zhvillohej sot.

United dhe City njoftuan se përballja e paraparë mes tyre u anulua nga organizatorët. Kjo për shkak të shiut i cili kishte rënë gjatë gjithë natës dhe e kishte dëmtuar fushën. Madje, asnjëra nga skuadrat nuk janë stërvitur në këtë stadium, shkruan BBC.

Kështu, Mourinho me futbollistët e tij do të kthehen në Manchester sot, ndërsa Guardiola dhe skuadra e Cityt udhëtojnë në Shenzen, ku do të luajnë ndaj Dortmundit.