Man City është testi i “ringjalljes” së Man Utd

Jose Mourinho dhe Manchester United kanë hasur në shumë vështirësi në fillimin e sezonit 2018/19.

Sport

09/11/2018 16:55

“Sindromi i sezonit të tretë” e ka goditur përsëri trajnerin portugez, i cili gjithmonë ka pasur vështirësi në këtë periudhë, në secilën skuadër që ka qenë.

United ka arritur që në ndeshjet e fundit të shënojë fitore të rëndësishme, edhe pse shumicën e tyre i pati në minutat shtesë të takimit, me përmbysje, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net

Edhe në Ligën e Kampionëve ata iu kundërpërgjigjën Juventusit, duke i mposhtur 1:2.

Por, testi i vërtetë i “Djajve të kuq” do të jetë në vikend, kundër Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolas po tregon edhe këtë sezon se janë të pandalshëm. Në dy ndeshjet e fundit ata kanë shënuar plot 12 gola.

Mbetet të shihet nëse Manchester United do të jenë të aftë të përballen me “Citizens”.

Testi i tyre i vërtetë do të jetë ndaj rivalit lokal. Do të jetë sfidë shumë e vështirë për ta.  /Lajmi.net/