Maldini e ka një super-lajm për tifozët e Milanit

"Duam që së shpejti të fitojmë trofe".

Sport

07/08/2018 08:58

Paolo Maldini beson që Milani i madh do të kthehet.

Drejtori i ri i kuqezinjve iu kërkoi tifozëve të kenë durim, përcjellë “Lajmi.net”.

“Qëllimi ynë është të ngremë kupa të tjera tek Milani. Na duhet vetëm të kemi durim, edhe nëse do e dimë që do na duhet pak kohë”, deklaroi Maldini.

Kemi përfunduar të gjashtët, dy vite me radhë në Seria A. Sigurisht që duhet të përmirësohemi. Në ditët e ardhshme, do dimë më shumë edhe për merkaton”, shtoi ai. /Lajmi.net/