Mahrez shkakton problem të madh në skuadër pas ndeshjes me Arsenalin

.

Sport

13/08/2017 11:50

Riyad Mahrez ka shkaktuar problem te Leicester City.

Algjeriani kërkon të largohet medoemos nga “Foxes” gjatë këtij muaji.

Sipas mediave angleze, ai iu ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta shesin te Roma, përcjellë “Lajmi.net”.

Mahrez po bën presion që operacioni të kryhet sa më shpejtë.

Ndryshe, tifozët e Leicesterit e kanë kritikuar atë pas ndeshjes me Arsenalin, duke i thënë që të largohet në drejtim të Romës. /Lajmi.net/