Magjia e Pirlo junior

E ardhmja e Andrea Pirlos është pothuajse e vendosur. Futbollisti duket se dëshiron të pensionohet me fanellën e Juventusit, pavarësisht interesimit nga Real Madrid për shërbimet e tij. Po ashtu, së fundmi është raportuar se edhe Bayern Munich e kërkon kreatorin e lojës së Bianconerëve. Dhe, pikërisht për këtë arsye, kryesia e Juventusit planifikon të…

Sport

08/11/2013 22:01

E ardhmja e Andrea Pirlos është pothuajse e vendosur. Futbollisti duket se dëshiron të pensionohet me fanellën e Juventusit, pavarësisht interesimit nga Real Madrid për shërbimet e tij.

Po ashtu, së fundmi është raportuar se edhe Bayern Munich e kërkon kreatorin e lojës së Bianconerëve. Dhe, pikërisht për këtë arsye, kryesia e Juventusit planifikon të zhvillojë bisedime me yllin italian për vazhdimin e qëndrimit të tij në Torino, pasi kontrata aktuale e tij me kampionin nga Serie A është e paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni.

Por, kush do të jetë pasardhës i tij? Xabi Alonso dhe Marco Verratti janë emrat që përmenden si pasardhës të Pirlos në Juventus. Mirëpo, kush më mirë mund ta zëvendësojë Pirlon se vetë Pirlo?

Nuk po bëjmë shaka, është pikërisht kështu. Ua prezantojmë pasardhësin e Andrea Pirlos, Niccolo Pirlo, i biri i Andreas, një emër që ofron garanci. Shikojini magjitë e tij në një Kampionat të grupmoshave të reja.