Luiz në PSG, për inat të UEFA-së

Pronari i Paris Saint-Germain, Tamim Al Thani ka thënë se transferimi i qendërmbrojtësit David Luiz nga Chelsea është kundërpërgjigja e tyre për ndëshkimin e shqiptuar nga UEFA.

Sport

28/05/2014 12:38

Pronari i Paris Saint-Germain, Tamim Al Thani ka deklaruar se transferimi i qendërmbrojtësit të Chelseas, David Luiz, është kundërpërgjigje për gjobën e shqiptuar nga UEFA.

Federata evropiane e futbollit ka ndëshkuar kampionin e Francës për shkeljen e rregullave të Fair-Playt-Fincnciar, por Al Thani tregoi se nuk brengoset.

“Blerja e David Luizit është përgjigja jonë për Fair-Playn-Fincnair. Ne gjithmonë i kemi respektuar parametrat ligjor të tregut të futbollistëve”, deklaroi Al Thani për L’Equipe.

Kreu i gjigantit nga Parc des Princes po ashtu zbuloi objektivin e skuadrës për sezonin e ri.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është objektivi ynë primat”, u shpreh ai. PSG u gjobit nga UEFA me 60 milionë euro de në vend të 25, do të ketë të drejtë t’i regjistrojë vetëm 21 futbollistë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, kjo nuk i ndali investimet në klub pasi PSG pagoi rreth 60 milionë euro për blerjen e Luizit, duke e bërë mbrojtësin më të paguar në botë.