Luiz luan si një 8 vjeçar

Ish selektori i Anglisë, Glen Hoddle ka kritikuar ashpër qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germain, David Luiz, për paraqitjen e tij në humbjen nga Barcelona.

Sport

16/04/2015 09:03

Ish selektori i Anglisë, Glen Hoddle ka kritikuar David Luizin pas paraqitjes së brazilianit në humbjen e Paris Saint-Germain nga Barcelona me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi u inkuadrua në lojë si rezervist në pjesën e parë për bashkëkombësin e lënduar Thiago Silva, por u driblua dy herë nga Luis Suarez në rastet kur uruguaiani realizoi golin e dytë dhe të tretë për gjigantin katalan.

“Edhe kur nuk jeni në 100 për qind të formës fizike, ju nuk mund të tregoni mungesë të përqendrimit”, deklaroi Hoddle.

“Ai është futbollisti i fundit në fushë dhe Suarez e pranon topin dhe niset drejt tij. Ai e di se është i fundit dhe gjëja e fundit që duhet ta bëni kur jeni i fundit është të kërceni. Ai bëri diçka që mund të bëjë një 8 vjeçar i cili kurrë nuk ka punuar me një trajner”, u shpreh ai.