Low godet dyshen e Bayern, thotë se nuk janë mjaftueshëm të mirë për Gjermaninë

Dy qendër mbrojtësit e Bayern Muncih, nuk po kalojnë në situatë aspak të mirë këtë edicion.

Sport

09/12/2018 11:14

Ata kanë ngecur me paraqitjet e tyre si në rangun e skuadrës ashtu edhe me kombëtaren gjermane.

Për formën e tyre të dobët është i shqetësuar edhe Joachim Low, i cili ka thënë se asnjëri nuk janë mjaftueshëm të mirë për Gjermaninë.

“Ata ende mund të luajnë për Gjermaninë, por vetëm kur të jenë në formë të mirë” ka thënë Low për “Aktuelle Sportstudio”, transmeton lajmi.net.

“Në ndeshjet e fundit, ata nuk kanë treguar një gjë të tillë. Do të shohim, nuk di se çfarë do të ndodhë në tre apo katër muajt e ardhshëm” ishin fjalët e selektorit gjerman.

“Në fund të fundit, gjithçka llogaritet nga paraqitjet. Unë planifikoj sipas paraqitjeve” ka përfunduar Low.

Në ndeshjen e fundit të Gjermanisë, në të cilën u ndanë baras 2:2 me Holandën, ishte vetëm Hummels që u paraqit. /Lajmi.net/