Liverpooli transferon yllin e PSG-së

Liverpooli vazhdon të insistojë për yllin e PSG-së, Julian Draxler.

Sport

24/11/2017 19:54

Draxler, mund të largohet nga Franca, për t’u transferuar në Angli gjatë afatit kalimtar të janarit.

L’Equipe bën të ditur se është trajneri Jurgen Klopp, që po kërkon reprezentuesin e Gjermanisë në ‘Anfield Road’.

Draxler shihet si zëvendësues ideal i Coutinhos, që verën e ardhshme mund të largohet në drejtim të Barcelonës.

Kujtojmë se Draxler PSG-së i është bashkuar afatin kalimtar të janarit të vitit 2017./Lajmi.net/