Liverpool – Shaqiri, lajm totalisht i papritur nga Anglia

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Klopp është i interesuar për tjera alternativa dhe Shaqirin e sheh si planin B.

Sport

17/06/2018 11:28

Xherdan Shaqiri duket se nuk do t’i bashkohet Liverpoolit.

Ditë më parë në Angli mediat raportuan për një interesim të fuqishëm të gjigantit anglez.

Por duket se të gjitha bisedimet i ka ndalur trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp.

Menaxherët e Shaqirit ishin takuar të premten e kaluar me krerët e Liverpoolit por duket se nuk kanë arritur marrëveshje.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Klopp është i interesuar për tjera alternativa dhe Shaqirin e sheh si planin B.