Liverpool refuzon ofertën klubit italian për mesfushorin e njohur

Afati i transferimeve në Serie A mbyllet nesër dhe skuadrat Italiane po tentojnë të kryejnë lëvizjet e fundit.

Sport

16/08/2018 13:20

Një ofertë në drejtim të Liverpool erdhi nga Torino. Klubi Italian ka dërguar një ofertë për huazimin e mesfushorit serb Marko Grujic.

Në ofertë përfshihej e drejta e blerjës komplet të kartonit në fund të sezonit, për shumën e 9 milion funtave.

Sipas raportimeve Klopp ka qenë kundër kësaj dhe ka kërkuar që mesfushorit ti vazhdohët kontrata me klubin e Liverpool para se të dërgohet në huazim.

Kujtojmë se në 6 muaj huazim tek Cardiff, Grujic pati paraqitje impresive. /Lajmi.net/.