Liverpool në festë

Liverpool përgatitet të festojë rikthimin në Ligën e Kampionëve, për herë të parë nga viti 2009, në ballafaqimin me Ludogorets Razgrad në Anfield.

Sport

11/09/2014 15:54

Për herë të parë nga viti 2009, Liverpool është rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Dhe, gjiganti nga Anfield ka vendosur të krijojë një atmosferë fantastike për duelin me Ludogorets Razgrad.

Tematika e koreografisë që do të shfaqet në tribuna do të jenë pesë trofetë e kampionit të Evropës, pronë e Reds, raportojnë mediat britanike.

Pas një mungese të gjatë, Brendan Rodgers arriti të rikthejë Liverpoolin në garën kryesore të klubeve evropiane dhe jo vetëm kaq.

Ai shpreson që me skuadrën e tij të shkojë sa më larg në garën e sivjetme dhe të jetë pjesëmarrës edhe në edicionet e ardhshme.