Liverpool merr një lajm të keq, pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Liverpool ka marrë një lajm aspak të mirë pas kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2018 08:31

‘The Reds’ që kanë kaluar tutje nga faza e grupeve pasi kanë mundur 1:0 Napolin në ‘Anfield Road’.

Por, Liverpool nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Virgin van Dijk, për ndeshjen e parë në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi holandez do të mungojë shkaku i kartonëve të verdhë.

27 vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë pas dhjetë minutave lojë, pas një ndërhyrje të ashpër në Dries Mertes.

Liverpool në fazën tjetër ka kaluar nga vendi i dytë, dhe në short mund të shortohet me skuadra si Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Barcelona./Lajmi.net/