Liverpool, lider për Fair Play

Luis Suarez i ka ndihmuar Liverpoolit të ngjitet në krye të renditjes Fair Play, pasi i ka lënë anash incidentet në fushë. Ylli uruguaian ka shkaktuar telashe të mëdha gjatë karrierës së deritashme në Anfield, por ai ka ndryshuar shumë pasi mungoi në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni për shkak të një suspendimi…

Sport

07/02/2014 14:32

Luis Suarez i ka ndihmuar Liverpoolit të ngjitet në krye të renditjes Fair Play, pasi i ka lënë anash incidentet në fushë.

Ylli uruguaian ka shkaktuar telashe të mëdha gjatë karrierës së deritashme në Anfield, por ai ka ndryshuar shumë pasi mungoi në pesë ndeshjet e para të këtij sezoni për shkak të një suspendimi që i datonte nga edicioni i kaluar kur kafshoi mbrojtësin e Chelseas, Branislav Ivanovic.

Dhe, sjellja e përmirësuar e Suarezit – i cili ka marr vetëm katër kartonë të verdhë gjithë sezonin – vërehet në skuadër pasi Reds janë ngjitur në pozitën e parë të renditjes më të re për Fair Play.

Shikoni detajet e plota: