Liverpool dhe Chelsea në garë për yllin e Bayernit (FOTO)

Liverpool dhe Chelsea vazhdojnë të jenë në kërkim të përforcimeve të reja, kur kanë mbetur edhe një javë deri në përfundimin e afatit kalimtar veror.

Sport

25/08/2017 20:56

Të dy këto skuadra, kanë hyrë në garë për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich, Renato Sanches.

Sipas anglezes ‘metro’, Liverpool dhe Chelsea, janë të gatshëm të paguajnë 32 milionë euro për 20 vjeçarin portugez, aq sa po kërkon Bayern Munich, për të cilin një vit më parë pagoi 80 milionë euro.

Për Sanches, këtë verë interesim të madh ka shprehur edhe Milani, por nuk arriti të gjejë një marrëveshje me skuadrën bavareze./Lajmi.net/