Liverpool dhe Chelsea e duan yllin e Serie A

Chelsea dhe Liverpool, duan të bëjnë disa transferime në janar.

Merkato

18/11/2018 16:09

Liverpool dhe Chelsea, kërkojnë të përforcohen edhe më shumë në afatin e janarit, andaj kanë një shënjestër të përbashkët.

Dy skuadrat nga Premierliga duan ta transferojnë yllin e Fiorentinës, Federico Chiesan, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool dhe Chelsea, janë të gatshëm që të ofrojnë rreth 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Por, në garë për transferimin e Chiesas, janë edhe skuadrat si, Juventus, Inter dhe Napoli. /Lajmi.net/