Lirim Kastrati po transferohet në Bundesliga

Lirim Kastrati mund të ndryshoj skuadër në afatin e janarit.

Sport

25/12/2018 13:20

Lirim Kastrati aktualisht po luan te Lokomotiva e Zagrebit, por që ka marr disa oferta nga klubet e Gjermanisë.

Lojtari kosovar me shumë gjasë do të largohet nga skuadra kroate, pasi dëshiron të bëjë një hap edhe më të madh në karrierë, raporton “lajmi.net”.

Kastrati tashmë ka në tavolinë disa oferta nga klubet e Bundesligës, por që janari do të jetë vendimtar për të.

Lokomotiva e Zagrebit e di se nuk mund ta mbaj më shumë në skuadër, pasi interesimi i klubeve për talentin kosovar është shumë i madh. /Lajmi.net/