Liga e Kampionëve nuk është obsesion

Jose Mourinho ka insistuar se triumfi në Ligën e Kampionëve me Chelsean nuk është krijuar si “obsesion” për të. Strategu portugez fitoi trofeun kontinental në dy raste të kaluara me Porton dhe Interin. Mirëpo, ai nuk arriti të drejtojë Chelsean më tepër se gjysmëfinalja në aventurën e tij të parë në postin e menaxherit, kurse…

Sport

18/09/2013 13:45

Jose Mourinho ka insistuar se triumfi në Ligën e Kampionëve me Chelsean nuk është krijuar si “obsesion” për të.

Strategu portugez fitoi trofeun kontinental në dy raste të kaluara me Porton dhe Interin. Mirëpo, ai nuk arriti të drejtojë Chelsean më tepër se gjysmëfinalja në aventurën e tij të parë në postin e menaxherit, kurse përcolli ëndrrën e Roman Abramovichit duke u realizuar nga Roberto DI Matteo më 2012.

Edhe pse Mourinho pranon se shpreson të krijojë një “dinasti” pas rikthimit në krye të Chelseas, por insistoi se nuk e ka të domosdoshëm suksesin në Ligën e Kampionëve.

Para duelit kundër Baselit në Grupin E, Mourinho deklaroi: “Të shohim se çka do të ndodhë. Duhet të përqendrohem tek e ardhmja, jo e kaluara. Nuk është obsesion për mua të fitoj këtë garë. Nuk është obsesion për Chelsean. Por, dua ta fitoj për herë të tretë, dhe dua që Chelsea ta fitojë për herë të dytë”.