Lexuesit e MundoDeportivo tregojnë se kush e meriton Topin e Artë

Lexuesit e MundoDeportivo nuk kanë asnjë dyshim se Lionel Messi e fiton Topin e Artë.

Sport

16/10/2018 17:43

‘France Football’ ka publikuar listën me 30 kandidatët potencial për të fituar Topin e Artë këtë vit.

Në këtë listë janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ky i fundit, ka marrë 76 për qind të votave në sondazhin e hapur nga ‘MundoDeportivo’ për lojtarin që e meriton Topin e Artë këtë vit.

Pas Messit renditet Antoine Griezmann me shtatë për qind, që ndiqet nga Modric me pesë për qind.

Është për t’u befasuar, por vetëm tre për qind e lexuesve të MundoDeportivos, mendojnë se Ronaldo e meriton Topin e Artë këtë vit.

Dhurimi i këtij çmimi do të bëhet më 3 dhjetor./Lajmi.net/