Lewandowski – Real Madrid, lajmi i fundit nga Rummenigge (FOTO)

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge ka kritika për sulmuesin Robert Lewandowski.

Sport

11/09/2017 12:21

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge ka thënë se sulmuesi Robert Lewandowski do ta pësonte edhe më keq nëse do të transferohej në Real Madrid pas ankesës për angazhimet e shumta te skuadra nga Bundesliga.

“Lewandowski ankohej për turneun tonë në Azi por ai duhet ta kuptojë se ekipi i tij i ëndrrave, Real Madrid ka kaluar 24 ditë të rrugëtimit në mot të ligë”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Ai duhet të shfaq respekt për atë që kemi bërë ne”, theksoi Rummenigge. /Lajmi.net/