Lewandowski nuk e largon Mandzukicin

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë një lajm të keq për Arsenalin duke insistuar se Mario Mandzukic nuk do të largohet nga klubi, pavarësisht arritjes së marrëveshjes për transferimin e Robert Lewandowskit, në fund të këtij sezoni. Gjiganti londinez spekulohej se është i interesuar për reprezentuesin kroat që dyshohej se mund…

Sport

05/01/2014 19:30

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë një lajm të keq për Arsenalin duke insistuar se Mario Mandzukic nuk do të largohet nga klubi, pavarësisht arritjes së marrëveshjes për transferimin e Robert Lewandowskit, në fund të këtij sezoni.

Gjiganti londinez spekulohej se është i interesuar për reprezentuesin kroat që dyshohej se mund të ndërroj mjedis pas lajmit se gjiganti bavarez ka siguruar shërbimet e yllit të Borussia Dortmundit, Lewandowski në fund të këtij edicioni.

Mirëpo, Rummenigge ka insistuar se ardhja e polakut nuk do të ndikojë tek e ardhmja e Mandzukicit në Allianz Arena.

“Ne jemi shumë të lumtur me Marion”, deklaroi Rummenigge për uebfaqen zyrtare të Bayern Munichut.

“Ai ka dhënë kontribut të madh në ekip që fitoi shumë tituj vitin e kaluar. Menjëherë më kujtohet goli në Londër. Ai është futbollist fantastik i cili ka kontratë me Bayernin deri më 2016 dhe i kam thënë edhe këshilltarit të tij se duam të bisedojmë për vazhdimin e saj. Nuk e kemi ndërmend ta shesim Marion”, përfundoi Rummenigge.