Lewandowski në Bayern Munich

Bayern Munich ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të gjigantit bavarez bëhet e ditur se ylli polak ka kaluar testet mjekësore me skuadrën e tij të ardhshme dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e cila do të hyjë në…

Sport

04/01/2014 18:40

Bayern Munich ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të gjigantit bavarez bëhet e ditur se ylli polak ka kaluar testet mjekësore me skuadrën e tij të ardhshme dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e cila do të hyjë në fuqi në fund të këtij sezoni kur ai do të jetë futbollist i lirë.

Lewandowski do të jetë futbollisti i dyti që brenda një viti braktis Dortmundin duke iu bashkuar Bayernit pas transferimit të mesfushorit Mario Gotze në verën e vitit të kaluar.

________________

Lewandowski kalon testet mjekësore

Robert Lewandowski ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Bayern Munichun, që do të zyrtarizohet në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka siguruar vazhdimin e karrierës në Bundesligë, tek rivali, kampioni në fuqi nga Allianz Arena.

Sipas Bild, reprezentuesi polak dhe përfaqësuesit e tij janë takuar me doktorin e Bayernit, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt të shtunën në mëngjes duke kryer testet mjekësore para arritjes së marrëveshjes paraprake.

Kontrata pesëvjeçare do ta mbajë Lewandowskin në Bayern Munich deri në verën e vitit 2019, dhe besohet se vlen 11 milionë euro në vit.

Lewandowski udhëtoi drejt Munichut nga Varshava, ku ishte duke kaluar pushimin dimëror, pasi skuadra e Dortmundit do të bashkohet të dielën për të vazhduar stërvitjet.