Lewandowski frikëson Bayernin, zgjedh klubin e ri?

“Marca” shkruan se Robert Lewandowski ende ëndërron të luajë për Real Madridin.

Sport

09/12/2017 09:41

Robert Lewandowski ende shpreson të largohet nga Bayern Munich.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se sulmuesi polak ende ëndërron të luajë për Real Madridin.

Lewandowski në të kaluarën kishte konfirmuar dëshirën që një ditë të luajë në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai duket se ende ka në mendjen e tij mundësinë e transferimit në Real Madrid. /Lajmi.net/