Lenjani patriot, këndon himnin Kombëtar në ekipin francez (Video)

Përforcimi i ri i Rennesit, Ermir Lenjani ka kënduar himnin Kombëtar në praninë e bashkëlojtarëve të tij të rinj në skuadrën franceze.

Sport

06/02/2015 21:28

Ermir Lenjani ka konfirmuar dashurinë e tij për himnin Kombëtar duke e kënduar atë në praninë e bashkëlojtarëve të tij të rinj në skuadrën Rennes në Francë.

Reprezentuesi shqiptar iu nënshtrua sfidës së rëndomtë të ekipit ku çdo përforcim i ri duhet të këndojë para bashkëlojtarëve.

Dhe, ai me krenari e këndoi himnin Kombëtar. “Në skuadër është rregull që lojtarët e rinj të këndojnë ndonjë këngë.

Dhe me kënaqvësi e pranova këtë sfidë, ku këndova himnin më të bukur në botë, atë të Shqipërisë”, shkroi Lenjani në profilin e tij në Facebook.