Lenjani afër Stuttgartit

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani është pranë transferimit të tij te skuadra që luan në Bundesligë, Stuttgarti.

Sport

30/12/2014 14:31

Trajneri i ri i skuadrës gjermane, Huub Stevens e sheh anësorin e Kombëtares sonë si një lojtarë të denjë për skuadrën e tij, e cila po kalon momente të vështira këtë vit.

Përndryshe, Lenjani mund të largohet nga skuadra e tij aktuale, Saint Gallen, pasi dëshiron të bëj një hap më të madhe në karrierën e tij.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij, e cila gjithnjë e më shumë është afër skuadrës së Stuttgartit, e cila do të bëj disa transferime gjatë janarit.