Legjenda e Arsenalit: Emery i duhen tri deri në katër merkato për ta këndellur Arsenalin

Në lojën e parë sezonale me Emery, Arsenali nuk shfaqën ndonjë shenjë përmirësimi në lojën e tyre dhe fansat adresuan shumë kritika drejt tij.

Sport

16/08/2018 15:23

Legjenda e Arsenal, Ian Wright nuk është i kënaqur me kritikat e drejtuara trajnerit të ri të “ Gunners”. Sipas Wright, është vetëm ndeshja e parë dhe dihe se problemet në skuadër janë të mëdha.

“Ai është mjaft i mirë, besoj se është trajneri i duhur për ta ngritur ekipin në një nivel më lartë. Pse mos t’i japim kohë” ka thënë Wright.

“Jepini kohën për ta instaluar mënyrën e lojës që ai preferon. Gjithashtu jepini kohë që në afatet e ardhshme kalimtare të sjell lojtar të rinjë, që i përshtatën stilit të tij të lojës” ka vazhduar ai.

Unai Emery ka marrur timonin e “Gunners” si zëvendësues i Wenger, i cili drejtoi skuadrën për 22 vite. Padyshim se do të jetë e vështirë edhe për lojtarët që t’i përshtaten stilit të ri të trajnerit. /Lajmi.net/.