Las Palmas 0-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Gareth Bale ka shkëlqyer me një dygolësh në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Las Palmasit të shtunën mbrëma në udhëtim.

Sport

31/03/2018 20:46

Luka Modric i dhuroi një asistim fantastik uellsianit Bale, i cili shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 26-të.

Në minutën e 39-të, Karim Benzema realizoi nga penalltia për 2-0.

Ndërkohë, te dygolëshi Bale arriti falë një penalltie në minutën e 51-të, të cilën e konvertoi në gol.

Notat e lojtarëve i gjeni në fotografinë e mëposhtme.