Largohet Sanchez por Arsenal ka një lajm fantastik për Ozilin

Arsene Wenger ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e skuadrës nga Emirates Stadium.

Sport

18/01/2018 12:19

Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenal, brenda 24 orëve të ardhshme.

Por, menaxheri Arsene Wenger ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e skuadrës nga Emirates Stadium.

“Jo”, ishte përgjigja e Wengerit në lidhje me largimin e mesfushorit Mesut Ozil, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Ozil ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Arsenal. /Lajmi.net/