Largohet nga Shqipëria, zgjedh Kosovën (FOTO)

Alban Meha, i injoruar nga Kombëtarja shqiptare mund të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

27/04/2016 09:30

Albert Bunjaku do të ftojë në Përfaqësuesen e Kosovës edhe mesfushorin Alban Meha.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Bunjaku, duke u shprehur optimist për ardhjen e Mehës te Kosova.

“Nuk ka dyshim që Albani ka qenë në planet e mia edhe më herët para se të vinte në Kombëtaren e Shqipërisë, pot në kohën kur ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare ku akoma është, Shqipëria ka qenë prioritet pasi ka pasur kualifikimet dhe ka pasur përparësi”, deklaroi Bunjaku për “SportNews”.

“Në këtë moment që Kosova i afrohet kualifikimeve ne pretendojmë të krijojmë një skuadër të fortë, dhe lojtarët që do të dëshirojnë të vijnë do të jenë të mirëpritur. Albani është një lojtar që e njoh mjaft mirë dhe jo rastësisht është duke pasur sukses në Turqi dhe normalisht do të ishte i mirëpritur nëse shpreh dëshirë dhe ka të drejtë të vijë, pse jo”, shtoi ai.