Largohet Llorente, vjen Kasami

Antonio Conte së shpejti mund të mos brengoset më për shqiptimin e saktë të mbiemrit të Fernando Llorentes. Sipas medieve angleze, sulmuesi spanjoll është i gatshëm të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të janarit. Tabloidi Mirror ka raportuar se Arsenali ka shprehur interesim për transferimin e tij. Menaxherit Arsene Wenger i pëlqen shumë sulmuesi…

Sport

23/10/2013 12:00

Antonio Conte së shpejti mund të mos brengoset më për shqiptimin e saktë të mbiemrit të Fernando Llorentes. Sipas medieve angleze, sulmuesi spanjoll është i gatshëm të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tabloidi Mirror ka raportuar se Arsenali ka shprehur interesim për transferimin e tij. Menaxherit Arsene Wenger i pëlqen shumë sulmuesi i Juventusit.

Për të, ai ka përgatitur ofertë prej huazimit deri në fund të sezonit, duke pasur parasysh se kjo i konvenon atij duke llogaritur dëshirën për të zënë vend në ekipin e Spanjës për Kampionatin botëror.

Ndërsa, gjithnjë nga Anglia vijnë lajme rreth një përforcimi të ri në Juventus. Sipas The Sun, Bianconerët kanë intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit shqiptar të Fulhamit, Pajtim Kasami.

21-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë edicion kurse të hënën realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren kundër Crystal Palace.