Laporte: Man City duhet të kujdeset për Leroy Sane

Ylli i Manchester City, Leroy Sane ka shkëlqyer edhe njëherë, kësaj radhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Schalke.

Sport

21/02/2019 16:05

Sane realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, pasi u fut nga banka e rezervistëve, për të barazuar rezultatin në 2:2.

I mahnitur me paraqitjen e anësorit gjerman ka mbetur edhe mbrojtësi i Man City, Aymerick Laporte.

“Leroy është gjithmonë lojtar i mirë dhe ne e dimë se çfarë mund të bëjë ai” ka thënë qendër mbrojtësi francez, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai është talent i madh, i ri dhe ne duhet të kujdesemi për të, sepse ai është shumë i mirë dhe mund të na jap shumë” ka thënë tutje Laporte.

Sane është lojtari me më së shumti asistime tek Manchester City në dy sezonet e fundit, duke dhënë kontribut të madh nga krahu i majtë. /Lajmi.net/