Lamtumirë Real Madrid, Zidane kthehet si trajner në Serie A

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dëshiron rikthimin e Zidane si trajner në Torino.

Sport

12/01/2018 09:10

Zinedine Zidane mund të rikthehet në Serie A.

Në rast të largimit nga posti i trajnerit të Real Madridit, pas përfundimit të këtij sezoni, francezi ka ofertë për të marrë drejtimin e një ish skuadre nga karriera e tij si futbollist.

Mediat italiane raportojnë se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dëshiron rikthimin e Zidane si trajner në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Nëse Massimiliano Allegri vendos të largohet në fund të këtij sezoni, Agnelli do ta tentojë angazhimin e Zidanes nga Real Madrid. /Lajmi.net/