Lamtumirë Napoli, Hysaj te gjiganti i Ligës së Kampionëve!

Në Itali mediat shkruajnë se Bayern Munich ka zgjuar sërish interesin për Elseid Hysajn.

Sport

23/03/2017 09:26

Në prag të ndeshjes Itali-Shqipëri, nuk mungojnë lajmet për Elseid Hysajn.

Në Itali mediat shkruajnë se Bayern Munich ka zgjuar sërish interesin për mbrojtësin shqiptar.

Madje shkruajnë se në vëzhgim bavarezët do të kenë edhe Matia De Sciglion.

Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi Lahm do të tërhiqet në fund të sezonit.

Nuk është hera e parë që gjigandët e Bundesligës shfaqin interes për mbrojtësin shkodran.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6