Lamtumirë Milan, Kalinic te top klubi nga La Liga

Fali Ramadani së bashku me Tomislav Erceg janë duke punuar në kompletimin e kalimit të Nikola Kalinic në Atletico Madrid.

Sport

18/07/2018 14:48

Nikola Kalinic është gjithnjë e më afër largimit nga Milan dhe Serie A.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi kroat është pranë transferimit në Atletico Madrid.

Menaxheri i tij, Fali Ramadani së bashku me Tomislav Erceg janë duke punuar në kompletimin e kalimit të tij te skuadra e njohur madrilene, përcjell “lajmi.net”.

Kalinic është nxjerrë në shitje nga Milan, pas një sezoni dëshpërues në San Siro. /Lajmi.net/