Lamtumirë Milan

Sezoni i parë në Serie A ka shkuar në mënyrën më të keqe për sulmuesin Andre Silva.

Sport

23/02/2018 23:02

Portugezi i ri erdhi me shumë bujë në Serie A te skuadra e Milanit, ku rossonerët që po ndërtonin një skuadër fituese, i paguan Portos hiq më pak se 38 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, në fund të sezonit e gjitha që mund të kujtohet për Silvan, janë paratë e shpenzuara.

‘Sky Sports’ raporton se Milani ka marrë një ofertë të mirë nga Kina për shërbimet e tij.

Silva këtë edicion te Milani ende nuk ka gjetur golin pavarësisht se ka regjistruar 16 paraqitje, ndërsa një sezon më parë te Porto në 32 paraqitje kishte shënuar 32 gola./Lajmi.net/