Lamtumirë Inter, ‘Gabigol’ me skuadër të re

E ardhmja e Gabriel Barbosas te Interi mbetet një mister.

Sport

24/07/2017 23:47

Është skuadra italiane që kërkon të huazojë ‘Gabigolin’ për të fituar më shumë përvojë në Evropë, pas një sezoni për t’u harruar në Serie A, me vetëm një gol të shënuar.

Edhe pse dëshira e lojtarit është që edhe këtë sezon të mbetet te Interi, për t’iu dëshmuar drejtuesve të klubit se meriton fanellën ‘Zikaltër’, raportet nga Italia bëjnë të ditur për një ofertë nga Ligue 1.

Është skuadra e Rennes që mund ta merr huazim për një sezon ‘Gabigolin’./Lajmi.net/